Mickoski: Maqedonia, nën diktatin bulgar

Mickoski: Maqedonia, nën diktatin bulgar

Gazetare: Fatlume Dervishi

“Jo, faleminderit” i thotë kreu i VMRO-DPMNE-së propozimit të ashtuquajtur francez i cili është në shqyrtim në Shkup prej dy ditësh. Hristijan Mickoski thotë se propozimi përmban të gjitha kërkesat bullgare dhe e detyron Maqedoninë të veprojë nën diktatin e shtetit fqinj. Njëri nga dokumentet paraqet bazën për konferencën e parë ndërqeveritare dhe i dyti, për konferencën ndërqeveritare ku realisht do të hapen kapitujt, gjë që nuk ka ndodhur me vendet e tjera.

“Thuhet shumë qartë se Maqedonia nuk do ta hapë kllasterin e parë “të drejtat themelore” deri sa nuk bëhen ndryshimet kushtetuese në të cilat thirren konkluzionet e Këshillit Evropian. Nuk ka negociata, nuk ka hapje kapitujsh deri sa Maqedonia nuk e zbaton angazhimin e saj për të kompletuar ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Propozimi, thotë ai, i jep të drejtën Bullgarisë ta bëjë përcaktimin e saj për gjuhën.

“Në kornizën negociuese të dy palët do të japin deklarata unilaterale ku do të thonë se si e kuptojnë gjuhën maqedonase. Supozoj, nëse kjo arrin deri në Bruksel nga ana jonë do të jetë “gjuha maqedonase”, besoj se nuk janë deri aq të shpërlarë nga kombësia sa ta bëjnë ndryshe, kurse nga ana e Bullgarisë do të ketë deklaratë të njëanshme se ata nuk e pranojnë gjuhën maqedonase.”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Propozimi, sipas Mickoskit, bazon procesin e negociatave me BE-në në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Shkupit dhe Sofjes në të cilën marrëveshje parashikohet ndërmarrja e masave nga ana e Maqedonisë.

“Nëse në libra nuk e keni ndryshuar se kryengritja e Ilindenit është maqedonase me shndërrim bullgar atëherë nuk keni ndërmarrë masa dhe ju nuk mundeni të përparoni dhe do të jeni të nënshtruar ndaj vetos. Këto janë masat. Nëse akoma gjatë procesit të negociatave në libra tanë qëndron Goce Dellçev, Damjan Gruev, Jane Sandanski se janë heronj maqedonas, ju nuk do të mund të përparoni sepse nuk keni marrë masa dhe ato masa nuk i keni zbatuar me efikasitet”, shtoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski fton qytetarët në protestë të përgjithshme nesër në ora 19./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button