Rastet me COVID-19 rriten me gjysmë milioni në Mbretërinë e Bashkuar

Rastet me COVID-19 rriten me gjysmë milioni në Mbretërinë e Bashkuar

Rastet me coronavirus po rriten përsëri në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë shifrat e fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Vlerësohet se 2.3 milionë njerëz ose një në 30 është i infektuar – një rritje prej 32 për qind nga java e mëparshme, transmeton Telegrafi.

Rritja po nxitet nga dy nënvariante të reja me përhapje të shpejtë të Omicron – të quajtur BA.4 dhe BA.5.

Njerëzit mund të infektohen edhe nëse e kanë pasur COVID-in më parë, por injektimet po ndihmojnë për t’i mbrojtur ata kundër sëmundjeve të rënda.

“Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ne kemi parë një rritje të vazhdueshme prej mbi gjysmë milioni infeksionesh, të shkaktuara me gjasë nga rritja e varianteve BA.4 dhe BA.5″.

LEXO EDHE:

Back to top button