Numri i viktimave nga sulmi me raketa në objektin e Odesës u rrit në 21

Numri i viktimave nga sulmi me raketa në objektin e Odesës u rrit në 21

Të paktën 21 persona tani mësohet se janë vrarë gjatë sulmeve gjatë natës në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa.

Raketat goditën një bllok apartamentesh nëntë-katëshe në fshatin turistik Serhiivka në orën 01:00 të së premtes – që u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi.

Një ndërtesë fqinje e banimit u dëmtua gjithashtu, dhe kampet e pushimeve aty pranë u goditën gjithashtu, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës rajonale të Odesa-s tha se 21 persona tani janë konfirmuar të vdekur pas sulmit. Këtu përfshihet një djalë 12-vjeçar.

Më herët mendohej se dy fëmijë ishin vrarë, por tani nuk dihet saktë.

Autoritetet thanë më herët se 41 persona ishin shpëtuar nga pallati ku jetonin 152 njerëz.

LEXO EDHE:

Back to top button