Mickoski mirëpret dorëheqjen e komisionit
Mickoski mirëpret dorëheqjen e komisionit

Gazetar: Zekirja Haxhiu
Kryeministri Hristijan Mickoski ka përshëndetur dorëheqjen kolektive të Komisionit për Falje. Ai tha se kush punon gabon, por më e rëndësishme për të është se komisioni ka pranuar gabimin.
Çdo njeri i gjallë i cili punon, di edhe të gabojë. Kur të konstatohet gabimi, nëse merret përgjegjësia atëherë kjo është një virtyt i mirë. Kështu mund ta komentoj vendimin e anëtarëve të komisionit e cila merret me fushën e faljeve. Gabimi është konstatuar dhe e vetmja gjë që u mbeti si akt moral ishte që ato të tërhiqen dhe këtë e bënë. Pres që këtu të mbyllet kjo temë në opinion, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Por Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dyshon se dorëheqjet e anëtarëve të komisionit për falje ishin të porositura. Nuk kënaqen vetëm me dorëheqjen e komisionit por kërkojnë dorëheqje edhe nga presidentja Siljanovska Davkova. I përmendin shembullin e ish presidentes të Hungarisë, Katalin Novak, e cila vitin e kaluar dha dorëheqje pas një skandali me faljen e një personi.
Si duket Qeveria mendon se komisioni duhet bëhet kurban që të shpëtojë Siljanovska dhe porositësit e këtyre faljeve skandaloze. Presidentja Siljanovska i jep dhe vendosë për faljet, e jo komisioni. Dhe e gjithë përgjegjësia është tek ajo. Për faljet skandaloze duhet patjetër të ketë përgjegjësi, edhe për Siljanovskën edhe për porositësit, deklaroi Mende Ilievski – LSDM.
Vendimet për falje të të dënuarve, presidenti i shtetit i merr me propozim të komisionit për falje, i cili funksionon si trup punues në shërbim të kreut të shtetit. Faljet e fundit, shkaktuan reagime të shumta në opinion. /alsat.mk