Mickoski: Nuk tërhiqem, do të luftoj deri në rrëzimin e kësaj qeverie


Kryetari i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme deklaroi se nuk ka ndërmend të dorëhiqet.

“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje, por derisa të jem gjallë do të luftoj me gjithë forcën kundër këtyre strukturave destruktive që dëshirojnë ta kthejnë partinë atje ku e morra unë bashkë me udhëheqësinë dhe e ngritëm dhe stabilizuam në këtë nivel që gjendet tani”, tha Mickoski.

Mickoski sqaroi edhe formën se si mund të vihet deri tek një kongres i jashtëzakonshëm, me çrrastë tha se kongres të jashtëzakonshëm mund të thirr vetëm ai si lider i partisë apo me kërkesë të 50 për qind të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

Mickoski deklaroi se subjekti i tij në Kuvend do të veproj si parti opozitare që do të kundërshtoj ashpër politikat e Qeverisë së Zaevit.

“Do të mbajmë mbledhje të Komitetit dhe do të diskutojmë për atë se çfarë vjeshte na pret dhe besoni se do të jetë një vjeshtë shumë e nxehtë për Zoran Zaevin”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button