Mickoski për shkarkimin e Kocevskit: Duke pas parasysh situatën e ndjeshme në shoqëri, planifikojmë atë procedurë ta lemë atje ku është
Mickoski për shkarkimin e Kocevskit: Duke pas parasysh situatën e ndjeshme në shoqëri, planifikojmë atë procedurë ta lemë atje ku është

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se procedura për shkarkimin e kryeprokurorit do të pazuohet për momentin. Sipas tij, Lupço Kocevski dhe ekipi i tij për momentin dëshmuan se janë në anën e drejtësisë dhe do t’i jepet shansi ta çojnë hetimin deri në fund. Kreu i Qeverisë tha se organi i akuzës do të testohet nëse ka ambicie për të hapur edhe hetime të tjera ose jo.
“Duke pasur parasysh situatën e ndjeshme, planifikojmë që procedura kundër kryeprokurorit të mbetet aty ku është pra të pauzohet. Vlerësojmë se prokurorët që janë duke punuar në rastin e Koçanit duhet të punojnë dhe t’i japim shansin të punojmë. Kur thash se jemi të kënaqur, pashë se ka një bashkëpunim të mirë mes prokurorisë dhe policisë i cili bashkëpunim rezultoi me 34 të dyshuar që ndërlidhen me këtë rast. Këtu nuk do të ndalemi dhe hetimi do të vazhdon. Por ka raste edhe të tjera dhe duhet ta shohim nëse prokuroria ka ambicie të dëshmon se nëse vërtetë jemi për drejtë apo do të jetë e njëanshme”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk