Mickoski: Prokuroria në periudhën e ardhshme do të deklatohet për zjarrin në Koçan
Mickoski: Prokuroria në periudhën e ardhshme do të deklatohet për zjarrin në Koçan

Kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes së deputetit nga BDI, Blerim Bexheti, theksoi se Prokuroria Publike në periudhën e ardhshme do të dalë me deklaratë lidhur me hetimin për zjarrin në Koçan dhe theksoi se asnjëherë në deklaratat e tij nuk është shprehur për të dënuar dikë. Ai apeloi që të pritet përfundimi dhe më pas të nxirret konkluzioni nëse ka pasur apo jo qasje selektive dhe nëse do të dyshohet ndonjë zyrtar tjetër.
Ndërkohë deputeti i BDI-së Blerim Bexheti tha se fajtorët kryesorë mbeten të paprekshëm, derisa ndërsa në vend të prokurorit, tashmë janë shpallur emrat e të dyshuarve.
Qeveria na thotë se drejtësi do të ketë, por drejtësia e vërtetë duhet të vijë nga drejtësia, jo nga konferencat politike për shtyp.
“Si mund të pretendojë qeveria se po bën hetime të pavarura, kur ju si kryeministër keni deklaruar se dokumentet e Avokatit janë falsifikuar, para se të merret vendim gjyqësori”, tha deputeti Bexheti.