Mickoski: Qeveria nuk ka kompetencë ta shkarkojnë kryeprokurorin, por vetëm të fillojnë procedurën
Mickoski: Qeveria nuk ka kompetencë ta shkarkojnë kryeprokurorin, por vetëm të fillojnë procedurën

Propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit, Lupço Kocevski do të jetë nesër në seancën e Qeverisë. Por, e gjithë procedura për shkarkimin e tij do të zgjasë disa javë. Kështu tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sqaroi se si qeveri nuk kanë kompetencë ta shkarkojnë atë, por vetëm të fillojnë procedurën. Ministria e Drejtësisë do t’i listojë në dokumentin që po përgatit argumentet për shkarkimin dhe pasi ta miratojë Qeveria do t’i dërgohet për shqyrtim Këshillit të Prokurorëve Publikë. Arsyet për shkarkimin e prokurorit të shtetit janë imazhi i dëmtuar i Prokurorisë, veprimet e kundërligjshme dhe korrupsioni, ndikimi dhe jo efikasiteti.
“Ne si Qeveri absolutisht nuk mund ta shkarkojmë atë , ligji është i qartë, por mund ta iniciojmë procedurën. Siç kam informacion shkresa duhet ti dërgohet Këshillit të Prokurorëve Publik, më pas brenda 15 ditëve të presim mendim. Kjo procedurë do të marrë kohë, nuk do të përfundojë menjëherë, mund të zgjasë disa javë apo disa muaj”, deklaroi Hrisitjan Mickoksi, kryeministër. /Alsat.mk