Mickovski thërret Apasievin që t’i bashkohet bllokut opozitar

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sërish iu ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të bashkohen në një bllok të ri për Maqedoninë dhe të bashkohen për një shumicë të re parlamentare.

“Pa dallim nëse janë të majtë, të djathtë apo të qendrës apo liberal të na bashkohen në këtë bllok për Maqedoninë dhe për të gjithë njerëzit e saj. Të formojmë një shumicë të re parlamentare, ti përveshim krahët dhe bashke me kryetarët e komunave të cilët veçmë janë zgjedhur në raundin e parë dhe atyre që do të zgjedhën në raundin e dytë, por edhe të tjerëve që nuk janë pjesë e këtij koalicioni që të punojmë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë sa i përket bashkëpunimit me partinë “E Majta”, u shpreh se dera e tyre është e hapur dhe dora e shtrirë edhe atë parti, andaj i bëri thirrje liderit Dimitar Apasiev dhe votuesve të së Majtës që në raundin e dytë të mbështesin kandidatët e opozitës.

LEXO EDHE:

Back to top button