Mickovski: Zaevi kërkon të qeverisë ende me arrogancën e tij

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë fushatës së sotme në mbështetje të kandidates së pavarur për Qytetin e Shkupit,  Deanella Asrovska, tha se kryetari i të LSDM-së, Zoran Zaev, mori një goditje të fortë nga populli i Shkupit. Sipas Mickovskit, arroganca e Zoran Zaevit dhe njerëzve që e rrethojnë atë, e çoi partinë e tij në gjendjen ku janë sot.

“Zoran Zaev përsërit të njëjtën konferencë për shtyp nga viti i kaluar, kur gënjente se ka kuptuar mesazhin dhe vazhdoi  ende të sillet në mënyrë arrogante dhe kriminale. Zaevi së bashku me njerëzit kriminalë që e rrethojnë atë, e çoi partinë e tij në këtë gjendje ku ndodhet sot.” tha Mickoski.

LEXO EDHE:

Back to top button