Micotakis ankohet për Shkupin në Këshillin e BE-së

Micotakis ankohet për Shkupin në Këshillin e BE-së

Gazetare: Fatlume Dervishi

Në mbledhjen e Këshillit të Bashkimit Evropian, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i informoi kolegët e tij se si Presidentja dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut po shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës, duke mos përdorur emrin kushtetues brenda shtetit, shkruan Alsat.

Sipas Micotakis, për ky “zhvillim i pakëndshëm” është në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Prespës mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në BE.

“E bëra të qartë se nëse Shkupi insiston në këtë linjë në thelb, do ta bëjë të vështirë, nëse jo praktik, anulimin e çdo procesi të konvergjencës së menjëhershme me familjen evropiane. Ndaj mendoj se të gjithë duhet të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe të kuptojnë se respektimi i legjislacionit evropian kalon padyshim përmes respektimit të vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga të dyja palët”, tha Kiriakos Micotakis, kryeministër i Greqisë.

Nga qeveria në vend deri tani nuk ka reagim për këtë veprim të Micotakis. Ministri i Jashtëm Timço Mucunski, një ditë ma parë, pasi takoi ambasadore e SHBA-së në Shkup Angela Ageler shkroi se

“Në takim u konfirmua vendosmëria strategjike e Qeverisë për zbatimin e angazhimeve reformuese, në drejtim të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian, ndërsa theksuam mbështetjen që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për avancimin e zhvillimit demokratik dhe forcimin e luftës kundër krimi dhe korrupsioni”, ka thënë Timço Mucunski, ministër i Jashtëm.

Greqia dhe Bullgaria janë tejet të zemëruara ndaj qeverisë së re në vend, për qasjen e saj ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe kërkesës që pasqyrohet edhe në kornizën negociuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button