Microsoft do të investojë 10 miliardë dollarë në mjetin AI ChatGPT

Microsoft ka konfirmuar një investim prej të paktën 10 miliardë dollarësh në mjetin e inteligjencës artificiale të njohur si ChatGPT, pas disa javësh thashetheme për këtë marrëveshje financiare kolosale.

Edhe pse Microsoft nuk e konfirmoi numrin e saktë, ata njoftuan në një deklaratë për shtyp të hënën se partneriteti mes dy kompanive do të zgjatet.

Ky investim i fundit është faza e tretë e angazhimit financiar të Microsoft ndaj kësaj kompanie. CEO i Microsoft, Satya Nadella tha se aksesi në inteligjencën artificiale do të përmirësohet ndjeshëm.

“Në fazën tjetër të partneritetit tonë, zhvilluesit dhe organizatat në të gjithë industritë do të kenë akses në platformën më të mirë të AI, modelet dhe zinxhirin e mjeteve për të ndërtuar dhe ekzekutuar aplikacionet e tyre,” tha Nadella.

ChatGPT është një chatbot i lëshuar në fund të vitit të kaluar nga OpenAI, një kompani e themeluar fillimisht nga Elon Musk dhe Sam Altman. Ky mjet revolucionar raportoi një milion përdorues në fillim të dhjetorit pasi ishte në internet për rreth një javë.

Microsoft do të vazhdojë të jetë ofruesi ekskluziv për OpenAI dhe do të udhëheqë punën e re kërkimore mbi shërbimet API. Vlen të përmendet se Microsoft tashmë ka investuar në OpenAI në fazat e mëparshme. Ajo kishte një investim fillestar prej 1 miliard dollarësh në startup-in me bazë në San Francisko në vitin 2019. Që atëherë, Microsoft ka investuar në heshtje 2 miliardë dollarë të tjerë në kompani, sipas burimeve të industrisë.

LEXO EDHE:

Back to top button