Microsoft po përgatitet t’i reduktojë mijëra vende pune, do t’i largojë nga puna 11 mijë punëtorë

Microsoft po përgatitet t’i reduktojë mijëra vende pune, derisa pozitat në burimet njerëzore dhe inxhinieri do të eliminohen plotësisht.

Sky News ka mësuar se gjiganti amerikan i teknologjisë mund të shpallë planet për të larguar një numër të konsiderueshëm të vendeve të punë në mbarë botën brenda pak ditësh.

Microsoft, që ka të punësuar mbi 220 mijë punëtorë, thuhet se po mendon të shkurtojë afërsisht 5 për qind të fuqisë punëtore apo afërsisht 11 mijë vende pune.

Nëse finalizohet vendimi për reduktimin e numrit të punëtorëve ka të ngjarë të vijë përpara se shefi ekzekutiv Satya Nadella, të përditësojë para investitorëve performancën e kompanisë më 24 janar.

Javët e fundit, disa kompani të mëdha teknologjie kanë përdorur “sëpatën” për largimin e punëtorëve, ku Amazon tregoi planet për të shkurtuar 18 për qind vende pune apo rreth 6 për qind të fuqisë punëtore.

Reklama

Po ashtu, Salesforce ka njoftuar se do të shkurtonte 8 mijë vende pune, ndërsa Meta do të largoj 11 prej tyre.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë janë detyruar t’i përgjigjen sinjaleve të një ngadalësimi ekonomik botëror, ku shumë prej tyre kanë rekrutuar dhjetëra mijëra vende pune gjatë pandemisë COVID-19.

Nën pronësinë e Elon Muskut, rrjeti social Twitter ka shkurtuar mijëra vende pune, kurse 6 mijë punëtorë janë larguar nga HP.

LEXO EDHE:

Back to top button