MIGRANTËT: 6 të arrestuar për kontrabandë

MIGRANTËT: 6 të arrestuar për kontrabandë

Gazetar: Zekirja Haxhiu

Gjashtë persona janë arrestuar pas operacionit policor kundër trafikimit me migrantë. Reparti për krim të organizuar, pas hetimeve disa mujore, shkatërroi grup të organizuar kriminal, e cila një kohë të gjatë ka qenë e përfshirë në vepra të rënda penale në fushën e kontrabandimit me migrantë. Gjatë aksionit, është parandaluar edhe transporti i gjashtë migrantëve nga Kina, njëri prej të cilëve nën moshën 18 vjeçare.

“Nga prilli deri në korrik të vitit 2025, A.I, B.I, B.Z, B.T, V.T dhe R.R, me qëllim përvetësimit të përfitimeve materiale, disa herë kanë kryer kontrabandimin e migrantëve ilegalë, me çka kanë përfituar pasuri të majme të kundërligjshme. Migrantët në territorin e RMV-së, janë transportuar ilegalisht nga Serbia, përmes vendkalimeve të ashtu quajtur “kufiri i gjelbër” në afërsi të fshatit Llojan komuna e Likovës, ku me ndihmën e udhëheqësve janë sjellë në lokacionet e dakorduara,” thonë nga MPB

  • I, B.I, B.Z, B.T, V.T dhe R.R kanë kontrabanduar migrantë ilegal.
  • Janë transportuar ilegalisht nga Serbia

Personat A.I dhe B.I i kanë pranuar migrantët dhe me vetura i kanë transportuar në lokacione të ndryshme në rrethinën e Kumanovës, prej ku B.Z i ka pranuar dhe i ka dërguar deri në Gjevgjeli, ku i ka pritur personi V.T. Kontrabandimi i migrantëve është kryer me makina të ndryshme, të cilave u janë vendosur targa të ndryshme, që u përkasin makinave të tjera, makina të paregjistruara ose të çlajmëruara.

“B.Z nuk ka ndaluar në shenjën “STOP” të policisë dhe ka vazhduar të lëvizë mbrapa me veturë duke u përpjekur të arratiset, por për kohë të shkurtër personat janë privuar nga liria dhe janë gjetur edhe migrantët nga Kina. Migrantët janë pranuar në qendrën pranuese për të huaj në Gazi Babë në Shkup, ndërsa të arrestuarit janë mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejme,” deklaruan nga MPB.

  • Z nuk ndaloi në shenjën e policisë
  • Migrantët janë dërguar në Gazi Babë
  • Të arrestuarit janë mbajtur në stacion policor

Policia ka kryer bastisje edhe në shtëpitë dhe hapësira të tjera të të arrestuarve në Shkup dhe Kumanovë, me çka janë konfiskuar tre automjete, telefona celularë, kartela sim dhe të holla, të cilat janë shfrytëzuar nga kontrabanduesit. Kundër të arrestuarve është ngritur kallëzim penal deri te Prokuroria Publike. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button