Mijallkovi dhe pjesëtarët e ish-njësisë speciale “Alfa” u liruan nga akuza për rastin “Tortura”

Gjykata i liroi ata nga faji, për mënyrën si u arrestua Ljube Boshkoski para restorantit Vodenica në vitin 2011. Ish PSP-ja nuk e bindi këshillin gjykues se të pandehurit e kishin kryer veprën- arrestim çnjerëzor dhe degradues. Si një nga elementët kryesorë, pse u dha një aktvendim lirimi është se Boshkoski në stacion policie dhjetë vjet më parë, nuk u ankua për torturë nga policia që e arrestoi atë, dhe as prokurori nuk dëshmoi se Mijalkov ka urdhëruar, dhe ” alfat ” kanë kryer privim poshtërues dhe çnjerëzor nga liria.

 “Gjatë kësaj procedurë të hapur, prokurori publik qëndroi i përpiktë në aktakuzën e parashtruar paraprakisht dhe të njëjtën nuk e saktësoi ku do të mund të vërtetohet cilët veprime të kryerjes së veprës penale ose çfarë kontributi të rëndësishëm gjatë kryerjes së veprës penale kanë pasur individualisht të gjithë të akuzuarit”- deklaroi Aleksandra Ristevska- gjykatës

Prokuroria do të ankohet para Gjykatës së Apelit për aktvendimin e lirimit për Mijallkovin. Akuza ka qenë e saktë dhe e qartë dhe janë përmendur të gjitha veprimet që janë marrë gjatë arrestimit të Boshkoskit.

 “Në shoqëritë moderne, demokratike dhe të civilizuara, privimi i këtillë nga liria ndalohet dhe sanksionohet. Gjykatësi nuk arriti që t’i sanksionojë kryerësit në situatë të qartë dhe me dëshmi të pakontestueshme. Gjithsesi që do të dorëzojnë ankesë, sidomos që mendoj se do të dërgohej mesazh i gabuar se mënyra e këtillë e arrestimit lejohet dhe është i ligjshëm”- pohoi Lubomir Llape- prokuror.

Për dy lëndët e tjera, Mijallkov u shpall fajtor. 12 vite me burg u dënua për përgjimin ilegal dhe tetë vite për furnizimin e pajisjes së përgjimit për DSK-në. Ish drejtori i policisë sekrete është në paraburgim në burgun e Shutkës.

Bojan Stojanovski

 

LEXO EDHE:

Back to top button