Vanajlldum: Jam tifoz i Barcës, këtu nuk erdha për para

Aventura e Xheorxhino Vajnalldum te PSZH nis me këmbën e gabuar. Dihet që raportet mes parizienëve dhe Barcelonës nuk janë të mira, që nga rrëmbini që sheikët i bënë me paratë e tyre Nejmar, dhe për të vazhduar më pas me përballjet në merkato, një prej të cilëve është pikërisht Vajnaldum që dukej i destinuar për të shkuar te Barcelona, por mbërriti në Paris me kosto zero. Gjatë intervistës së tij të parë holandezi shpjegoi se sa e vështirë ishte për të të zgjidhte Parisin.

“Të zgjidhja mes Barçës dhe Paris Sen Zhermenit ishte diçka vërtet shumë e komplikuar, duke qenë se jam tifoz i Barcelonës që kur isha një fëmijë. Poketinjo më kërkoi kur ishte te Tottenhanm, kështu që kam patur mundësinë ta njoh. Por të gjithë në këtë klub më bënë të kuptoj se më donin me të vërtetë dhe edhe kjo ndikoi shumë në zgjedhjen time”, u shpreh Vajnalldum

 

Natyrisht ka edhe motive të tjera, të aspektit taktik, që e shtynë ish mesfushorin e Liverpoolit për të zgjedhur Parisin.

 

“Te Liverpuli luanim një futboll shumë ofensiv dhe loja sulmuese është një filozofi që më pëlqen. PSZH është një skuadër që bën këtë tip futbolli”, deklaroi futbollisti.

LEXO EDHE:

Back to top button