Vazhdon debati për rishikimin e buxhetit

Agjenda e gjelbër e Qeverisë dhe futja e taksës ekologjike janë temat kryesore të deputetëve në Parlament në ditën e dytë të debatit plenar për rishikimin e buxhetit. Partitë e opozitës akuzuan se Agjenda e gjelbër është mashtrim për qytetarët, që qeveria të mundet ti shpenzojë 11 milion euro, dhe taksa ekologjike është mënyrë për të mbushur vrimën e buxhetit në kurriz të popullit. Opozita drejtoi gishtin drejt BDI-së, duke thënë se ata deklarohen si parti e gjelbër, ndërsa të gjitha normat për ekologji i kanë zvogëluar.

“Për shkak se jeni i gjelbër, sepse Ministri juaj i Mjedisit e zvogëlon normën cilësinë e ajrit me 2.64 përqind, sepse jeni të gjelbër, ju po kërkoni Maqedoni të pastër, pse zvogëlohen investimet në rrjetet e kanalizimeve dhe kanalet kulluese për 33.19 përqind, dhe ju jeni nga Tetova, dhe ju e zvogëloni ajrin, nuk ka kanalizim, më thoni pse kemi ulje prej 10.6 përqind për pastrimin e deponive ilegale”- deklaroi Ljupço Prenxhov, deputet i GROM.

Sipas deputetët të BDI-së, Bedri Fazli, në agjendën e gjelbër ka projekte reale me të cilat do të mbrohet mjedisi jetësorë kurse me rishikim të njëjtat do të realizohen.

 “Buxheti për rrugë moderne, transport publik, menaxhim me mbeturina, investim në ujë të pastër, do të mundësojnë të ardhme më të mirë për brezat tjerë. Në menaxhimin e buxhetit dhe rebalancin shumë mirë shihet puna e Qeverisë dhe BDI-së për përgjegjësinë për të ardhmen. Krahas zhvillimit të barazisë dhe rrugën euro- atlantike, ne do të kujdesemi edhe për mjedisin jetësorë dhe natyrën”- pohoi Bedri Fazli- deputet i BDI-së.

Deputetët për rishikimin e buxhetit do të mund të debatojnë edhe 3 ditët e ardhshme. Pritjet e Qeverisë janë se me rishikim, ekonomia do të rimëkëmbet ndërsa qëndrimi i opozitës është se ai është ryshfet klasik parazgjedhor.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button