Milan Shkriniar shumë afër kalimit te PSZH

Qendërmbrojtësi i Interit Milan Skriniar raportohet se është shumë afër kalimit në Paris Sen Zhermenit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, është konfirmuar ofertën e re të klubit francez drejtë Interit nga 50 në 60 milionë. Një sinjal ky i mëtejshëm i dëshirës për të arritur te ish-mbrojtësi i Sampdorias.

Interi nga ana tjetër e vlerëson lojtarin me 80 milionë euro dhe marrëveshja mund të mbyllet gjatë kësaj jave nëse përfshihen edhe disa bonuse. Raportet mes dy klubeve janë të mira pas operacionit për transferimin e Ashraf Hakimit.

Largimin e Shkriniarit nga skuadra e ka lënë të hapur edhe drejtori i përgjithshëm i Interit Beppe Marotta duke deklaruar se është shumë më e lehtë të zëvendësoshet një mbrojtës se sa një sulmues.

LEXO EDHE:

Back to top button