Skuadra e Milanit dhe trajneri Stefano Pioli janë pran një marrëveshjes së re për të vazhduar bashkëpunimin e trajnerit me klubin, nën drejtimin e të cilit “kuqezinjtë” po ecin mirë që nga fillimi i sezonit të Serisë A.
Sipas gazetarit italian Niccolo Skira, negociatat janë në fazën përfundimtare dhe Pioli do të shpërblehet me një kontratë të re duke rritur pagën vjetore nga 2 milionë euro në 3 milionë euro, pa marrë parasysh bonuset. Marrëveshja do të zgjasë deri në vitin 2024.
Milani ka luajtur dje derbin e qytetit me Interin, i cili përfundoi në barazim 1-1 dhe kështu Milani ndan pozitën e parë me Napolin. Në gjithsej 12 ndeshje në kampionat të deritanishëm, Milani humbi vetëm 4 pikë, nuk arriti të fitojë vetëm dy, derbin me Juventusin dhe Interin.








