Vazhdojnë kontrollet në trafik, dhjetëra gjoba për vozitësit që nuk respektojnë rregullat
Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (08.11.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Nga ky dikaster gjithashtu theksojnë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 86 gjoba, prej të cilave 17 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shofer, katër për kalim në të kuqe në semaforë, tri gjoba për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
Nga MPB theksojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut, me çka sipas MPB-së do të rritet edhe siguria në komunikacion.







