Milani humb garën, Sançez kalon në Paris

Milani ishte thuajse i sigurtë për nënshkrimin me Renato Sançez, mesfushori që ka shkëlqyer me skuadrën e Lillë-s. Por ardhja e Luis Kamposit te PSZH, ndryshoi tërësisht situatën, pasi ky i fundit ka mundur t’i ndryshojë mendjen portugezit dhe ta bëjë të nënshkruajë për ekipin parisien.

Marrëveshja është arrtur tanimë, me Lillë-n që e ka të pamundur ta mbajë lojtarin në skuadër, pasi rrezikon që ta humbasë me parametra zero sezonin e ardhshëm

PSZH do të paguajë 30 milion euro për nënshkrimin e tij dhe lojtari do të nënshkruajë një kontratë për 4 sezone, deri në vitin 2026.

LEXO EDHE:

Back to top button