Milani kërkon të përforcohet në tri pozicione për sezonin e ardhshëm

Milani kërkon të përforcohet në tri pozicione për sezonin e ardhshëm

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milanit i duhen të paktën gjashtë ose shtatë nënshkrime të reja në verë, por prioritetet është një mesfushor i ngjashëm me tiparet e Franck Kessie, pastaj edhe një anësor sulmues dhe një sulmues qendre.

Kuqezinjtë janë eliminuar nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve nga rivalët e qytetit Inter dhe presin të dinë se nëse luajnë në garën elitare të Evropës edhe sezonin e ardhshëm, duhet pasur ide të qarta për buxhetin e tyre të transferimeve për verën.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milanit i duhen gjashtë ose shtatë përforcime, duke përfshirë një mesfushor qendror të ngjashëm me ish-yllin e tyre Kessie.

Po ashtu klubi dëshiron të ofrojë një anësor sulmues dhe një qendërsulmues, duke marrë parasysh që Zlatan Ibrahimovic pothuajse me siguri do të largohet nga “San Siro” në fund të sezonit.

Paolo Maldini tha të martën se Milani duhet ‘të investojë’ për të forcuar ekipin, megjithëse kuqezinjtë nuk do të ndryshojnë strategjinë e tyre të transferimeve, duke synuar lojtarë të rinj dhe premtues që mund të zhvillohen në klub.
Megjithatë, sipas të njëjtit raport, pozicioni i Maldinit mund të jetë nën vëzhgim nëse kuqezinjtë nuk arrijnë të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button