Milani vazhdon bashkëpunimin për edhe një vit me sulmuesin francez

Sulmuesi Olivier Zhiru do të rinovojë me një vit kontratën me Milanin, duke e shtyrë atë deri në verën e vitit 2024. Lajmin e konfirmoi “Gazzetta Dello Sport”, duke zbuluar edhe detaje nga marrëveshja.

Brenda janarit palët do të takohen për të hedhur firmat në kontratën e re, teksa gjithçka është mbyllur për sa i përket marrëveshjes. Kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni, por ajo do të shtyhet edhe me një vit.

Sulmuesi francez pritet të mbërrijë në Milanello, ku do të nisë përgatitjen me “kuqezinjtë” për rifillimin e kampionatit, më 4 janar. Ai do të qëndrojë në Milano për t’u stërvitur dhe nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit, që do të luajë ndeshjen e fundit miqësore në Holandë.

Zhiru do të qëndrojë me stafin atletik për t’u përgatitur, ndërkohë që vetëm 10 ditë më pare, ai luajti në finalen e Kupës së Botës. “Kuqezinjtë” kanë mbetur të kënaqur nga paraqitja e Zhirus me Milanin, duke realizuar 23 gola në 57 ndeshje zyrtare.

LEXO EDHE:

Back to top button