Milevski: Ndeshje që duhet të fitojmë

Milevski: Ndeshje që duhet të fitojmë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, mbylli përgatitjet në prag të sfidës së tretë në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me kombëtaren e Gjeorgjisë. Trajneri Blagoja Milevski dhe portieri Stole Dimitrievski besojnë në rezultat pozitiv.
Blagoja Milevski, trajner i Maqedonisë
No description available.
Natyrisht se kemi analizuar ndeshjet e Gjeorgjisë dhe bëhet fjalë për një ekip me shumë futbollist individualist. Mirëpo secila ndeshja është storje në vete.
Ajo ndeshje në Gjeorgji, ska lidhje më këtë ndeshje. Sa i përket futbollistëve, mund të them se si ekip dhe individualisht janë mjaft të mirë, nëse e lejojmë këtë gjë. Mirëpo për këtë do të pyetet edhe Maqedonia.
Futbollistët individualisht mund të sjellin dallime por pjesa ekipore është ajo që pretendojmë. Në këtë periudhë nuk mund të kërkojmë formën më të mirë nga futbollistët pasi ata vijnë nga kampionate të ndryshme, mirëpo ata që janë këtu besojë se do të japin maksimumin. Ka një diferencë kjo Gjeorgji nga ajo sfidë e fundit.
Nuk jemi nën presion dhe përgatitjet janë njësoj dhe do të tentojmë që të japim maksimumin për të marrë pikët. Shpresojmë se do të jetë i plotësuar stadiumin që të na jep emocionin e një ndeshje në terrenin vendas Kur jeni në garat në grupe secila ndeshje është e rëndësishme. Edhe ky është një i tillë.
No description available.
Stole Dimitrievski, portieri i Maqedonisë
Për këtë ndeshje nuk biseduam me …dhe jam fokusuar vetëm te ndeshja. Jam i kënaqur kur luajë në terren vendas, pasi që është një emocion ndryshe dhe dëshirojë që stadiumi i plotësuar dhe me përkrahjen e tifozëve, do të festojmë fitoren së bashku.
Përgatitem që të jap maksimumin dhe mos të preket porta jonë. Gjeorgjia ka ecur shumë para nga sfida e fundit, por edhe ne krijojmë shumë raste. Kemi mbrojtjen e mirë dhe besojë se do fitojmë ndeshjen pa u prekur porta jonë.
Ndeshja në mes Maqedonisë dhe Gjeorgjisë do të zhvillohet të enjten në stadiumin ” Todor Proeski” në orën 20:45.

LEXO EDHE:

Back to top button