Milevski: Nuk kemi ardhur si turist, por të tregojmë kualitetin tonë

Në prag të përballjes me Portugalinë, trajneri Blagoja Milevski dhe kapiteni Stefan Ristovski, u shfaqen para mediave vendore dhe gazetarëve nga Maqedonia, që përcjellin këtë event për afër nga Porto.

“Është kot që të harxhohen fjalë për ekipin, por edhe si individët që i ka Portugali, pasi që më duhet shumë kohë. Kam respekt për atë që kanë bërë deri tani, por nuk kemi ardhur si turist, por do të japim maksimumin që të shënojmë fitore.

Mendojë se askush do të mendonte se Maqedonia në krahasim me ekipet e tjera në grupe, nuk ka pritur se ajo do të jetë do të luajë në finale për kualifikim në Botërorin në Katar. Maqedonia kënaqet në këtë moment dhe kam një porosi pë futbollistët që ata të kënaqen në këtë momente dhe të garojnë me më të mirët në botë.

Bilteni është i shkëlqyeshëm dhe të gjithë janë gati. Të kanaqemi dhe të kërkojmë maksimumin në këtë sfidë.

Është një ndeshje ndryshe nga ajo me Italinë dhe me potenciale të ndryshme si individë dhe si ekip, dhe nuk është si me Italinë. Më kryesore, futbollistët është të përcjellin atë që jemi përgatitur.

Na pret një sfidë me Portugalinë që ka ndikim të madh në futboll, por ne treguam se mund të përballemi me këtë llojë kundërshtari dhe do të shohim se çka do të jetë në rend të parë, si ekip apo pjesën individuale.

Secili sport ka vlerën e vet, mirëpo kur flasim për futboll është një dimension tjetër posaqërisht në bisedat ndërkombëtare. Maqedonia në këtë moment është një tregues se si duhet të punohet në të ardhmen.

Në çdo ndeshje është një tregim tjetër dhe nuk do të thot se do të jetë sipas statistikës që parashihet. Edhe pse mendohet se ekipi që shënon i parë, mund të fitojë ndeshjen.

Kristiano, ndoshta është më i miri në botë dhe nëse më pyetni se si do të luajë ndaj tij, mund të them se ai nuk luan vet. Portugalia nuk luan me një individ , por luan si ekip.

Favoriti është i njohur dhe Portugalia e ka këtë rol, por Maqedonia nuk është rastësisht këtu, që na sjelli në grupin e 20 ekipeve më të mira në Evropë. Është koha që të kënaqemi dhe të shohim se si do të del kjo përballje.

Maqedonia do të jetë gati të përgjigjet në të gjitha sfidat e dhëna.

Përfaqësuesja e Maqedonisë të martën do të përballet Portugalinë në stadiumin “Dragao”, të martën në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button