Kim Kardashian me një gjerdan prej 50 mijë dollarësh: “Dua të bëhem avokate”

" "

Ylli i reality show Kim Kardashian ka postuar në internet më shumë foto të gjerdanit të ri të diamantit me emrin e saj, i cili është i punuar me dorë dhe kushton rreth 50 mijë dollarë. I dashuri i ri i bëri një tatuazh dhe ajo shpreson që një ditë të bëhet avokate.

Kim Kardashian (41) ka postuar disa foto që tregojnë se veshjen gri e ka plotësuar me bizhuteri të shtrenjta – një gjerdan diamanti me emrin e saj, i punuar me dorë dhe kushton rreth 50 mijë dollarë.

Ylli i famshëm i reality show-t Keeping Up With the Kardashians, i cili zyrtarisht u bë miliardere vitin e kaluar, tha në një intervistë për Vogue Hong Kong se një ditë ajo planifikon të krijojë firmën e saj ligjore dhe të ndjekë hapat e babait të saj.

Ajo tha se nuk ka punuar kurrë më shumë në jetën e saj, si në periudhën kur po përgatitej të kalonte provimin juridik në dhjetor të 2021-shit.

“Më duhej vërtet të përkushtohesha dhe t’i kushtoja çdo minutë të lirë mësimit. “Unë jam shumë e interesuar për reformën në drejtësinë penale dhe dua të jem avokate për ata që mendoj se janë akuzuar padrejtësisht”, tha ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button