Milevski: Sfida të forta për të parë kualitetin tonë

Milevski: Sfida të forta për të parë kualitetin tonë

Në prag të sfidave miqësore, kundër Finlandës dhe Azarbejxhanit, më 17 dhe 20 nëntor ë Shkup, trajneri Blagoja Milevski dhe kapiteni Stefan Ristovski, u shprehën optimist në drejtim të arritjes së rezultateve pozitive.

,,Këto janë ndeshjet e fundit përgatitore para eliminatoreve në muajin mars. Insistova që të luajmë me kombëtare kualitative. Finlanda është kombëtare e fortë dhe jo rastësisht janë lartë në rangimin e kombëtareve. Na duhen këto ndeshje që të ngritëm kualitetin e lojës dhe të sjellim elementet e reja në lojën tonë.
Për fat të keq kemi shumë lojtarë që mungojnë dhe pres që ata të jena gati për muajin mars. Do të ketë ndryshime pasi që kemi parë disa elemente që duhet përmirësuar dhe mund të them se jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve përpos realizimit.

Disfatat e fundit janë, por loja dhe paraqitja ishte e mirë, nuk ka nevojë për frikë për serinë e rezultateve të dobëta. Këto ndeshje do na tregojnë se me çfarë potenciali disponojmë para sfidave të eliminatoreve të muajit mars. Natyrisht se do të kërkojmë rezultat pozitiv në çdo ndeshje,, tha mes tjerash Milevski.

,,Lodhja është e pranishme, posaçërisht te Dinamo Zagrebi ku jam edhe unë. Mirëpo në futbollin modern duhet të pranosh ritmin e tillë pasi që të gjithë jemi profesionist. Të gjithë duhet të japin maksimumin dhe të kryejmë këto ndeshje në nivel të lartë.

Prioritet është që të shënojmë fitore. Pa marrë parasysh në të kaluarën , në këto ndeshje mund të rifitojë vetbesimin. Si kolektiv duhet të përparojmë dhe të shohim para, tha mes tjerash Stefan Ristovski.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Finlandës, do të zhvillohet të enjten në stadiumin ,, Todor Proeski,, në orën 18.00.

LEXO EDHE:

Back to top button