Incidenti në Kumanovë, Spasovski: Nuk bëhet fjalë për incident me prapavijë etnike

Incidenti në Kumanovë, Spasovski: Nuk bëhet fjalë për incident me prapavijë etnike

Gazetar: Adrian Kerimi

Policia njofton se është zbardhur incidenti i 14 nëntorit në Kumanovë ku nga një grup huliganësh u sulmuan dy të rinj. Sipas policisë nuk bëhet fjalë për incident të motivuar me prapavijë etnike. Ndonëse në biseda informative janë thirrur 15 persona, në raportin e policisë thuhet se në pranga kanë përfunduar 9 persona të moshës 18-23 vjeç.

“Policia ka arrestuar personat: R.I (18), F.A (19), A.D (20), K.G (18), A.T (18), A.V (18), A.S (20), A.B (23) dhe L.S (19). Në bisedë informative u thirrën edhe tre minoren. U konstatua se bëhet fjalë për keqkuptim pa asnjë prapavijë etnike”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

I pyetur se mbi cilat dëshmi policia ka konstatuar se nuk bëhet fjalë për incident ndëretnik, ministri i brendshëm Spasovski tha se i takon Prokurorisë Publike t’i vërteton motivet dhe arsyet e një sulmi të tillë nga një grup i huliganëve.

“Bëhet fjalë për grup të huliganëve, të cilat arsye i din ato kanë konstatuar se duhet të bëjnë një sulm të tillë. Pres që organet e ndjekjes penale të jenë rigoroze në këtë pjesë dhe patjetër të ketë sanksione”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Kreu i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski e ka vlerësuar si një incident i cili sipas tij është skenar i atyre të cilëve u pengon bashkëjetesa. Dimitrievski tha se për incidentin llogari duhet të japin Spasovski, Kovaçevski dhe Ahmeti.

“Kush po tenton ta prish bashkëjetesën në Kumanovë dhe a është ky një incident i izoluar? A i ka shqetësuar koncerti i pesë ditëve më parë disa parti politike dhe të vetëshpallur autoritete dhe përfshihen në skenarë të njohura? Pres përgjigje nga Spasovski, Kovaçevski dhe Ahmeti”, tha Maksim Dimitrievski, Kryetar i Kumanovës.

Duke iu përgjigjur akuzave të Dimitrievski, Spasovski tha se raportet përfundimtare të organeve hetuese do ta dëshmojnë kujt i kanë shërbyer këta persona dhe akti i tyre.

“Lojtarë shumë më të mëdhenj nuk kanë arritur ta shkatërrojnë bashkëjetesën në Kumanovë. Të gjithë neve që jetojmë në Kumanovë dimë shumë mirë të respektohemi dhe të bashkëjetojmë. Çdo një huligan si këta i cili bën çfarë vepre që cenon rendin publik, patjetër që seriozisht duhet të ndëshkohet nga drejtësia. Bëj thirrje për përgjegjësi dhe i bëj thirrje qytetarëve për qetës. Të mos politizohet rasti. Kur të del raporti se kush janë këta njerëz, ku ishin dhe kujt i kanë shërbyer, do të ju bëhen të qarta reagimet”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Në incidentin e 14 nëntorit cak i sulmit në lagjen “Orta Bunarë” të Kumanovës ishin dy të rinj të cilët në polici kanë deklaruar se nuk janë të përfshirë në incidente ose provokime paraprake dhe se nuk i njohin sulmuesit. Ndërkohë ka reaguar familja e personit, fotografia e të cilit u publikua duke u pretenduar si i dyshuar për përfshirje në ngjarje për shkak të veturës së kuqe, e ngjashme si ajo që mund të jetë mjet të cilin e kanë përdorur huliganët. Sipas familjes në fjalë, djali i tyre nuk jeton në Kumanovë dhe se nuk ka asnjë lidhje me rastin. Nga policia lënda drejt organit të akuzës është dorëzuar me procedurë të rregullt, kur edhe fillon faza e Prokurorisë për të caktuar veprën dhe të nisë ndjekjen penale ndaj të përfshirëve në incident. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button