Miliona njerëz po ngrijnë në Kiev! Temperaturat janë rreth zeros, bie borë, rrymë dhe ngrohje kanë herë pas here

Në Kiev ka rënë borë, temperatura është rreth zero gradë Celsius sot, dhe miliona njerëz në kryeqytetin ukrainas dhe zonën përreth po përballen me kufizime në furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje qendrore të shkaktuara nga sulmet ajrore ruse.

Moti i ftohtë po shton gradualisht nevojat e konsumatorëve për energji dhe po vazhdon puna për riparimin e objekteve të prekura energjetike, tha operatori Ukrenergo, raporton “Reuters”.

Prodhuesit e energjisë elektrike ende nuk janë në gjendje të sigurojnë furnizim të plotë me energji elektrike pas sulmeve me raketa ruse të mërkurën dhe nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të kursejnë energjinë duke futur kufizime, thuhet në deklaratë.

 

 

“Regjimi i kufizimeve të konsumit është ende në fuqi për shkak të deficitit të kapacitetit, i cili aktualisht arrin në rreth 20 për qind”, tha Ukrenergo në Telegram.

David Arahamiya, kreu i partisë Shërbëtor i Popullit të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, parashikoi se Rusia do të nisë sulme të reja në infrastrukturë javën e ardhshme dhe shtoi se kjo javë mund të jetë vërtet e vështirë.

 

Zelensky tha dje se ka kufizime të energjisë elektrike në 14 nga 27 rajone të Ukrainës. Kufizimet prekin më shumë se 100,000 konsumatorë në secilin prej rajoneve, tha ai. Rajonet e prekura përfshijnë kryeqytetin e Kievit dhe rajonin fqinj.

 

 

“Nëse konsumi rritet në mbrëmje, mund të shtohen shkyçjet”, theksoi Zelenski në video fjalimin e natës, duke përsëritur apelin drejtuar qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike.

Sinoptikanët presin që reshjet e borës të vazhdojnë në Kiev deri në mes të javës dhe temperaturat duhet të mbeten nën zero gradë Celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button