Shkencëtarët thonë se konsumimi i rregullt i këtij ushqimi mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Konsumimi i rregullt i djathit redukton problemet e zemrës, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin.

Dashamirët e djathit kanë 38 për qind më pak gjasa të vuajnë nga dështimi i zemrës sesa ata që e shmangin atë. Midis tyre, presioni i lartë i gjakut reduktohet me një të tretën, ndërsa rreziku i diabetit të tipit 2 është më shumë se përgjysmuar. Ekspertët thonë se ndërsa yndyra në djathë mund të jetë e keqe për ne, kalciumi në të mund të zvogëlojë përthithjen e tij dhe të ndihmojë në kontrollin e kolesterolit.

Proteinat e qumështit si kazeina mund të zvogëlojnë efektet e dëmshme në arterie.

Ekspertët nga Shkolla Mjekësore e Pekinit në Kinë studiuan të dhënat nga 450,000 të rritur britanikë. Ata zbuluan se rreziku i sëmundjeve të zemrës ishte 35 për qind më i ulët tek njerëzit që hanin rregullisht djathë, krahasuar me ata që nuk hanin.

Profesor Yue Yin Yang tha:

“Në kundërshtim me besimin popullor, ngrënia e djathit mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve koronare të zemrës, hipertensionit dhe goditjes në tru”.

Si një produkt qumështi me yndyrë të plotë, djathi mund të shoqërohet intuitivisht me një rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të acideve yndyrore të ngopura dhe efektit të tij në kolesterolin në gjak. Megjithatë, një studim i fundit ka treguar se kjo nuk është aspak e vërtetë.

 

Fondacioni Britanik i Zemrës thotë gjithashtu se është një mit që njerëzit me probleme me zemrën duhet të shmangin fare djathin, por paralajmëron kundër konsumit të tepërt.

LEXO EDHE:

Back to top button