Millouki s’ka të ndaluar, sërish disfatë për Lejkers

Milluoki vijon të mos njohë penegsa këtë sezon, duke mposhtur 115-102 Minesota dhe korri suksesin e tetë radhazi në NBA (ende asnjë humbje). Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 26 pikë, 14 kërcime dhe 11 asist.

Humbja e pestë radhazi për kampionët e Golden State, që këtë herë u mundën 114-105 nga Nju  Orlins, duke konfirmuar krizën e kampionëve aktual.. Mungesa e Kerrit dhe Tompsonit ndikoi te kjo humbje, ndërsa për vendasit u dallua Ingram me 26 pikë.

Pas dy fitoresh ndalet ekipi I Los Anxhelos Lejkers, që u mund 130-116 në fushën e tij nga Juta Xhaz. Markkanen me 27 pikë e 13 kërcime, ishte lider për Juta Xhazin, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Uestbrukut për kalifornianët.

Kevin Durant realizoi 28 pikë e 11 asist në fitoren që Bruklin arriti ndaj Uashingtonit me shifrat 128-86, ndërsa Feniksi u ndal në sekondat e fundit nga Portland, 106-108, ndeshje ku u dallua Grant, autor i 30 pikëve.

LEXO EDHE:

Back to top button