Minçev: Mekanizimi i balancuesit mbetet në fuqi

Balancuesi mbetet në fuqi, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë objekt diskutimi për shfuqizimin e mundshëm të tij si mekanizëm. Kështu thekson ministri i Administratës, Goran Minçev në intervistë për Radion Evropa e Lirë. Minçev thotë se ndonëse disa institucione janë të mbipopulluara vetëm 30% e të punësuarve i përmbushin detyrat e tyre.

“Në këtë moment nuk mund të spekulojmë, edhe pse raporti nga procesi i skriningut i Bashkimit Evropian nga viti 2023 klasifikon një të dhënë ku theksohet se qëllimi i balancuesit për të cilin është krijuar praktikisht nuk po përmbushet, pra se balancuesi po keqpërdoret. Tashmë kam thënë se në të kaluarën balancuesi ka qenë objekt i keqpërdorimeve, pra kemi raste kur maqedonasit janë shkruar si shqiptarë, shqiptarët janë shkruar si maqedonas, pjesëtarë të bashkësive të tjera etnike, që do të thotë Balancuesi praktikisht tashmë e humb qëllimin e tij për të cilin është krijuar. Në këtë moment zbatohet zgjidhja ligjore. Përderisa nuk ka zgjidhje tjetër ligjore në fuqi, mbetet aplikimi i Balancuesit, sipas Ligjit për Punonjësit e Sektorit Publik, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë objekt diskutimi për heqjen eventuale të mekanizmit balancuesi”, tha Goran Minçev, Ministër i Administratës Publike.

 

LEXO EDHE:

Back to top button