Minesota është befasia e sezonit, Nju Jorku mund Lejkersat

Minesota surpriza e këtij sezoni jo vetëm konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit por edhe thellon renditjen me rivalët pas fitores 112-108 në fushën e Majamit. Eduards me 32 pikë ishte lider për Minnesota, që bëhet ekipi i parë në Perëndim që arrin 20 fitore.

Fitore të thellë korri Denveri, që mundi 130-104 Dallas, ndeshje ku Marej realizoi 22 pikë dhe Gordon 21. Zhgënjen skuadra e Lejkersit, që në shtëpi, u mund 114-109 nga Nju Jorku. Brundson me 29 pikë e Randle me 27 bënë diferencën në fushë për nju-jorkezët, ndërsa 57 pikët e dyshes Xhejms-Dejvis mbetën për statistikë.

Befason Çikago, që fitoi 108-104 në fushën e Filadelfia, ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dallua Uait më 24 pikë. Pas kohës shtesë fiton Klivlend, që mundi 135-130 Hjustoni (Mitçell 37 pikë). Jashtë fushe triumfon ekipi i Los Anxhelos Klipers, që falë 35 pikëve të Harden munbi 151-127 Indiana.

NBA-REZULTATET

Klivlend – Hjuston 135-130

Indiana – L.A.Klippers, 127-151

Filadelfia – Çikago, 104-108

Atlanta – Detroit, 130-124

Majami – Minnesota, 108-112

Toronto – Sharlot, 114-99

Oklahoma – Memfisi, 116-97

Denver – Dallasi, 130-104

Juta Xhaz – Bruklin, 125-108

Sakramento – Uashington, 143-131

Lejkers – Nju Jork, 109-114

LEXO EDHE:

Back to top button