E mbani mend gruan me pëllumbat e filmit “Vetëm në shtëpi”? Shumë nuk e dinë se ajo është fituese e Oskarit

Aktorja që ka luajtur rolin e gruas me pëllumbat në filmin “Home Alone 2” ka një histori të vështirë jete dhe shumë nuk e dinë se ajo ka fituar edhe një Oscar.

Vështirë të imagjinohet Viti i Ri dhe festat pa një nga filmat e preferuar të viteve ’90, “Home Alone”, i cili ka disa vazhdime.

Me siguri ju kujtohet zonja që ushqen pëllumbat në filmin “Home Alone 2” dhe as nuk e dinit që ishte një fituese e Oskarit që ka një histori të vështirë jete.

Aktorja Brenda Fricker luajti së bashku me Macaulay Culkin në pjesën e dytë të tregimit për vogëlushin Kevin McAllister i cili i kalon pushimet vetëm.

Frikerin e kujtojmë si gruan me pëllumbat nga parku dhe kjo është historia e jetës së saj.

 

 

 

Aktorja irlandeze sot është 78 vjeçe, ndërsa në vitin 1990 fitoi edhe një Oscar për rolin dytësor për filmin “My Left Foot”. Brenda donte të bëhej gazetare dhe për disa kohë ishte e angazhuar me atë profesion dhe u bë aktore rastësisht.

Në kujtimet e shkruara nga aktorja, ajo ka treguar se ka kaluar një depresion të rëndë, vetëlëndim dhe se ka përjetuar abuzim fizik.

“Marrëdhënia me nënën time ishte e ndërlikuar, dhimbja ishte e padurueshme. Një moment më donte, tjetrin më rrihte duke më goditur në fytyrë. Kalova një kohë të gjatë duke u përpjekur të kuptoja se çfarë nuk shkonte me të dhe rashë në depresion të rëndë. Fillova edhe të vetëdëmtohem”, tha aktorja, e cila gjatë gjithë jetës i ka veçanërisht të vështira pushimet.

 

 

“Jam plakur, jetoj vetëm, nuk kam me kë të buzëqesh, as me kë të flas… Fikim telefonin për Krishtlindje dhe mbyll perde. Do të gënjeja nëse do të thoja se kjo është një periudhë e bukur dhe e lumtur e jetës sime”, tha Brenda në një intervistë që dha tre vite më parë.

Brenda ishte e martuar për një kohë të shkurtër me regjisorin Barry Davies, por në fund të viteve 80 ata u ndanë sepse ai ishte një alkoolist. Ajo nuk u martua më kurrë.

Shikoni si duken sot aktorët e filmit “Home Alone”:

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button