Ministrat e mbrojtjes ruse dhe amerikane bisedë telefonike pas incidentit me dron

Ministrat e mbrojtjes ruse dhe amerikane bisedë telefonike pas incidentit me dron

Ministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Sergei Shoigu dhe Lloyd Austin, folën me telefon mbrëmë, një ditë pasi avionët rusë kapën një dron amerikan mbi Detin e Zi, thanë Moska dhe Uashingtoni.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrëmë, më 15 mars, ministri rus i Mbrojtjes, gjenerali Sergei Shoigu dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, kanë biseduar me telefon me iniciativën e palës amerikane, pa dhënë detaje të tjera.

Sekretari amerikan i Shtetit Lloyd Austin tha në një konferencë për shtyp në Pentagon se kishte biseduar mbrëmë me homologun e tij rus për shkatërrimin e një droni amerikan mbi Detin e Zi.

Kjo ishte biseda e parë telefonike mes dy ministrave që nga tetori.

“Sapo fola me homologun tim rus, ministrin Shoigu. Siç e kam thënë shumë herë, është e rëndësishme që fuqitë e mëdha të jenë modele të transparencës dhe komunikimit dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të fluturojnë dhe të kryejnë operacione kudo që e lejon ligji ndërkombëtar”, tha Austin.

Rusët dhe amerikanët e interpretojnë ndryshe incidentin e djeshëm me dron. Ushtria ruse tha se dy avionë luftarakë kapën një dron amerikan mbi Detin e Zi, por as e goditën dhe as nuk e rrëzuan atë, në kundërshtim me atë që tha Uashingtoni. Ushtria amerikane tha se një avion luftarak rus Su-27 rrëzoi një dron amerikan Reaper mbi Detin e Zi, një zonë e monitoruar nga afër nga NATO që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Back to top button