Ministri i Jashtëm i Kroacisë telefonon ministren Gërvalla pas aksidentit tragjik

Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Radman ka ngushëlluar ministrin e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla për aksidentin tragjik në Kroaci.

Radman ka thënë se ka folur në telefon me homologen e tij kosovare duke i shprehur ngushëllime për personat që kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur në këtë shtet.

Ai i ka uruar Gërvallës edhe shërim të shpejtë të të plagosurve.

“Kam folur në telefon me ministren e Kosovës, Donika Gërvalla, të cilës i kam shprehur ngushëllimet e mia për njerëzit e Kosovës dhe familjeve të viktimave të aksidentit tragjik të autobusit që ndodhi këtë mëngjes në Kroaci, si dhe shpresën për një shërim të shpejtë të të plagosurve”,ka shkruar Radman në Twitter.

LEXO EDHE:

Back to top button