Presidenti kroat: Jam me popullin e Kosovës në këto momente të trishtuara

Një autobus me targa të Kosovës, i cili po udhëtonte drejt Frankfurtit nga Prishtina, ka pësuar aksident të rëndë duke dal jashtë rrugës afër Slavonski Brod.

Deri më tani të paktën dhjetë persona kanë vdekur gjersa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime.

Pas kryeministri kroat, tashmë edhe presidenti Zoran Milanoviq ka reaguar duke shprehur ngushëllimet, transmeton Telegrafi.

“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e pasagjerëve që vdiqën në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod. Jam me autoritetet dhe popullin e Kosovës në këto momente të trishtuara për të gjithë ata. U uroj udhëtarëve të plagosur shërim të shpejtë”, shkroi presidenti kroat në Facebook.

“45 persona janë pranuar në spital gjatë mëngjesit, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore pas një aksidenti të rëndë të autobsit kosovar. Tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë”, ka njoftuar spitali rajonal i Slavonski Brod.

Ndryshe, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka konfirmuar vdekjen e dhjetë personave gjersa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh.

LEXO EDHE:

Back to top button