Ministri i Jashtëm portugez, për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Jashtëm portugez, për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i ministrit të Jashtëm të Portugalisë, Joao Gomes Cravinho i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në takim është parashikuar shkëmbimi i mendimeve për procesin eurointegrues të vendit tonë, marrëdhëniet bilaterale dhe perspektiva për zhvillimin e mëtejshëm me theks të veçantë në relacionet ekonomike.

Ministri i jashtëm portugez gjatë qëndrimit në vendin tonë do të realizoi takim edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

LEXO EDHE:

Back to top button