Miralem Pjaniç, mund të vazhdojë qëndrimin në La Liga

Sevilja synon të përfitojë nga marrëdhënia me FC Barcelona dhe me marrëveshjen e arritur me Kounde-n. Nga sekretariati teknik vlerësohet kërkesa për transferimin pa opsion blerjeje të Miralem Pjanic.

Boshnjaku nuk hyn në planet e Barcelonës dhe është prioritet, nëse jo i detyrueshëm, që ai të largohet nga entiteti për të regjistruar nënshkrimet dhe për të ulur faturën e pagave.

Përveç Seviljës, edhe Milani ka pyetur po ashtu për huazimin e mesfushorit, por Barcelona kërkon të përfshijë një opsion blerje të detyrueshme, një kërkesë që nuk bind asnjë nga të interesuarit.

Monchi do të përpiqej të kishte një trajtim favorizues në këtë situatë, pasi kishte bllokuar largimin e qendërmbrojtësit te Çellsit për të shtuar Pjanic pa pasur detyrimin për ta blerë verën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button