Ministri Toshkovski: Edhe gjatë verës pritjet në kufi nuk do të kalojnë një orë
“Një prej shembujve pozitiv për atë si duhet të funksionojë një pikë kufitare është pikërisht ai Tabanocit. Vërtetë arritëm që periudha kohore për transit të qytetarëve tanë që më herët kanë arritur deri në 4 orë pritje, sot e ulim në maksimum këto ditë gjysmë ore. Ndërsa presim që në të ardhmen kur të shtohet fluksi dhe të jenë ditët më të frekuentuara të rritet deri në 1 orë, por assesi aq sa ishim mësuar që vitet e kaluara të presim më shumë se 4 orë. Përskaj kësaj, është me rëndësi të theksohet se numri i udhëtarëve që transitojnë në këtë pikë kufitare është rritur për rreth 15 për qind”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme./Alsat.mk.








