Ministria e Financave aktualizon projekt/ligjin për lojërat e fatit

Megjithëse nuk ka asnjë qëndrim zyrtar të partisë BDI, ku ngeci Projektligji për Lojërat e Fatit, të paraqitur nga deputetët dy vjet më parë, Ministria e Financave ndërmori hapin e parë dhe propozoi pothuajse të njëjtat ndryshime që ishin në propozimin e paraqitur nga deputetët, por në ligjin ekzistues. Kështu, në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Rregulloreve doli propozimi me të cilin kërkohet zhvendosje e bastoreve 500 metra nga institucionet e arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur të rinjtë.

Me qëllim mënyrë që të mbrohet popullata e re nga veset e këqija dhe të papërshtatshme për moshën e tyre, është propozuar që lokalet afariste, përkatësisht vendet e pagesave, ku organizohen lojërat e fatit të jenë 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme dhe institucioneve të arsimit të lartë, që mund të arrihen përmes rrugës më të shkurtër të sigurt – thonë nga Regjistri Kombëtar Elektronik i Rregulloreve.

Por, për shoqatën e basteve sportive, ndryshime të tilla janë të papranueshme, pasi ekziston rreziku që i gjithë sektori të mbyllet.

Distanca prej 500 metrash e objekteve tona nga shkollat dhe institucionet e arsimit të lartë do të thotë mbyllje, sipas analizës sonë të më shumë se 98 përqind të objekteve, pra mbyllje e gjithë industrisë. Kjo rrezikon drejtpërdrejt ekzistencën e më shumë se tetë mijë punonjësve të drejtpërdrejtë në këtë industri, të cilët do të humbin punën e tyre brenda natës, dhe rreth 50 mijë punonjës nga industri të tjera do të rrezikohen që kanë të bëjnë me punën tonë – tha Vasko Ilijevski – Kryetar i i SHBS.

Nga Shoqata kërkojnë një ligj që do të jetë brenda normave Evropiane, sepse ndryshimet e propozuara nuk ekzistojnë në asnjë vend Evropian. Sipas tyre, në vendet e BE-së nuk ka distancë të objekteve nga institucionet arsimore, sepse analiza tregojnë se nuk ka asnjë efekt në zakonet. Propozim ndryshimet në Regjistrin Elektronik do të jenë deri në mes të muajit tjetër, ku mund të dërgohen vërejtje ose sugjerime të propozuara.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button