Ministria e Financave: Po punohet në metodologjinë e re që do të jetë me qëndrueshmëri fiskale afatmesme

Ministria e Financave: Po punohet në metodologjinë e re që do të jetë me qëndrueshmëri fiskale afatmesme

“Pagat e të punësuarve në sektorin publik duhet të bazohen në zgjidhjen sistemike që është e qëndrueshme në periudhë afatgjate. Në këtë drejtim, siç e përmendëm edhe paraprakisht, po punohet për përcaktimin e metodologjisë së re të qëndrueshme, e cila do të jetë e qëndrueshme në aspektin fiskal në periudhë afatmesme dhe nuk do të pengojë realizimin e programeve.
Ligji për pagat në sektorin publik tashmë është publikuar në RVNE dhe është në diskutim publik, si dhe është formuar grupi i punës që punon në tekstin e Marrëveshjes së re të përgjithshme kolektive për të punësuarit në sektorin publik. Këto janë udhëzimet për zgjidhjen e çështjes me pagat e të punësuarve në sektorin publik, sipas shembullit të pagës minimale dhe pensioneve, të përcaktuara vitin e kaluar. Ashtu si për çështjet e tjera, ashtu edhe për këtë çështje, zgjidhja optimale do të bëhet përmes dialogut trepalësh në kuadër të Këshillit Ekonomik dhe Social”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së financave, në lidhje me protestat e sindikatës dhe kërkesës së tyre për rritjen e pagave.

LEXO EDHE:

Back to top button