Ministria e Politikës Sociale në bashkëpunim me Qendrat Ndërkomunale për Punë Sociale në Koçan dhe Shtip vënë në dispozicion ndihmë dhe mbështetje psikosociale për familjet e të ndjerëve dhe të lënduarv

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në bashkëpunim me Qendrat Ndërkomunale për Punë Sociale në Koçan dhe Shtip, kanë vënë në dispozicion ekipe profesionale për ndërhyrje në krizë, ndihmë dhe mbështetje psikosociale për familjet e të ndjerëve dhe të lënduarve.

“Këto ekipe, të përbëra nga psikologë, punonjës socialë dhe profesionistë të tjerë, janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje të menjëhershme dhe afatgjatë për të gjithë ata që po përballen me dhimbjen dhe pasojat e këtij rasti të rëndë.” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Politikës Sociale, nga ku i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë psikosociale të kontaktojnë në numrat e telefonit të shfaqura në ekran.
📞 Koçan: 071/246 377
📞 Shtip: 076/475 050
📞 Probishtip: 077/615 910

LEXO EDHE:

Back to top button