Ministria për Sistem Politik do të vendoset në objekt të ri

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi se Ministria për Sistem Politik dhe dy agjenci shtetërore do të zhvendosen në objekt të ri.  Hoxha tha se për momentin Qeveria nuk ka informacione të sakta se sa ka kushtuar ky objekt, transmeton Alsat.

“Në objektin e ri që po përflitet në opinion ditëve të fundit do të zhvendoset apo do të vendoset Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive Etnike. Në këtë objekt në këtë godinë, që tashmë është në pronë të Qeverisë do të jenë edhe disa institucione tjera. Dy drejtori në kuadër të kësaj Ministrie, Agjencioni  për Përdorimin e Gjuhëve dhe Inspektorati për përdorimin e Gjuhëve si dhe institucione tjera që do të vendosin të zhvendosen atje. Për momentin nuk mund të precizojmë se sa ka kushtuar ky objekt”, tha mes tjerash Hoxha.

Ndryshe, deri më tani kjo Ministri ka funksionuar në objektin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button