Ministrja e Arsimit tha dje se s’do ketë libra për gjuhët e huaja pasi që nxënësit do mësojnë gjuhët nga serialet – Reagon LSDM

Ministrja e Arsimit tha dje se s’do ketë libra për gjuhët e huaja pasi që nxënësit do mësojnë gjuhët nga serialet – Reagon LSDM

Deklarata e ministres së Arsimit Vesna Janevska se nga një shtatori nuk do të ketë libra shkollorë për lëndët e gjuhëve të huaja dhe se kjo nuk do të jetë problem sepse nxënësit mësojnë gjuhë nga serialet, për LSDM-në opozitare, është katastrofale dhe dëshmi se VMRO-DPMNE-ja do të shkatërrojë arsimin, shkruan Alsat.

Deputetja e LSDM-së Daniella Nikollova tha në një konferencë për shtyp se kjo deklaratë e ministres ishte vetëm konfirmim se statusi i punëtorëve të arsimit nuk do të jetë në nivelin që ishte me qeverinë e mëparshme.

“Është e trishtueshme që DPMNE emëroi ministre të Arsimit, e cila konsideron se qenka e rëndësishme vetëm fakti që fëmijët të kuptonin një gjuhë të huaj, e jo të mësojnë gramatikë, përemra dhe emra. Përveç kësaj deklarate, jashtëzakonisht skandaloze dhe komike, në të njëjtën kohë, Janevska konfirmoi se statusi i punonjësve të arsimit për DPMNE nuk është i rëndësishëm. Konfirmoi se të ardhurat dhe pagat e punonjësve arsimorë nuk do të rriten, siç ishte rast në kohën e LSDM-së. Nëse gjithçka shkon mirë me rritjen e ekonomisë, ata mund të shpresojnë vetëm për rritje madje në mars”, tha Daniela Nikollova deputete e LSDM-së./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button