Miratohet aktakuza për “Bankën Postare”

Gjykata Themelore Penale-Shkup sot njoftoi se pas miratimit të aktakuzës për Bankën Postare është ngritur lëndë penale, e cila sipas AKMIS sistemit do të ndahet për veprime të mëtutjeshme tek gjykatësi.

“Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin seancat publike në Gjykatën Themelore Penale-Shkup, e informojmë opinionin se aktakuza lidhur me “Banka Postare” kundër nëntë personave të akuzuar për veprat penale Keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar, si dhe pastrimi i parave dhe produkteve të tjera të veprës penale, pas seancës së këshillit vlerësues është marrë vendim me të cilin aktakuza është miratuar në tërësi”, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.
Pas miratimit të aktakuzës, siç theksohet nga Gjykata, është ngritur lënda penalo-juridike për të cilin sipas sistemit AKMIS do të caktohet për veprime të mëtutjeshme tek gjykatësi, për çka palët do të njoftohen me kohë.

LEXO EDHE:

Back to top button