Miss Gjyshja, a e mori në këtë serial idenë kandidatit i VV-së në Ferizaj

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Ferizajt dhe ish këngëtari i tallavasë, Valon Ramadani, dje e bëri një premtim interesant për një konkurs bukurie “Miss Gjyshja” për të cilin deklaroi se do të ishte i bërë në mënyrë profesionale.

- Advertisements -

Ai u shpreh se ideja e tij ishte “e padëgjuar më parë” nga ndonjë kandidat tjetër. E vërtetë! Askujt nuk i kishte shkuar mendja që t’i objektivonte seksualisht edhe gjyshet tona. Por, megjithatë, ka diçka virale këto ditë që po merr vëmendjen e dynjasë.

Filmi serik korean “Squid Game”. Në këtë film serik gjejmë personazhet tek luajnë në lojëra të ndryshme fëmijërore për një shpërblim marramendës. E vetmja e keqe? Sapo humbin, vriten.

Regjisori i saj?

Hwang Dong-hyuk!

Regjisori jug-korean u bë shumë i famshëm pas “Squid Game” duke u klikuar miliona herë nga të gjitha vendet e botës. Emri i tij jehoi dhe u përmend edhe në Kosovë. Ndër këta klikues, del se ka qenë edhe kandidati i Vetëvendosjes, Valon Ramadani.

“Miss Gjyshja” është filmi komedi-dramë i regjisorit të “Squid Game”.

Aty kemi një grua në të shtatëdhjetat që magjikisht e gjen veten në trupin e një 20 vjeçareje, pasi fotografia e saj merret nga një studio misterioze.

LEXO EDHE:

Back to top button