Mister në Australi, gjendet një trup i pajetë dhe 50 kg kokainë në bregdet

Mister në Australi, gjendet një trup i pajetë dhe 50 kg kokainë në bregdet

Policia australiane ka nisur hetimet pasi trupi i pajetë i një zhytësi u gjet pranë dhjetëra pakove me kokainë, me vlerë rreth 14 milionë dollarë në Uellsin e Ri Jugor.

Një burrë i veshur me pajisje special zhytjeje u gjet pa shenja jete pranë deltës së lumit Hunter në Newcastle nga kalimtarët, të cilët njoftuan më pas autoritetet.

Pranë trupit të tij u zbuluan pako të shpërndara përgjatë bregut që përmbanin rreth 50 kg kokainë.

Detektivi Critchlow tha për mediat vendase se zhytësit, i cili u identifikuar si një shtetas i huaj iu gjetën pajisje të specializuara, përfshirë një respirator, i cili nuk lëshon flluska kur merr frymë nën ujë.

Dy varka të vogla thuhet se u panë pranë një anijeje të ankoruar pranë skenës së krimit të dielën mbrëma, shtoi policia.

Policia ka kontrolluar mjetin lundrues dhe i ka bërë thirrje publikut për ndihmë për identifikimin e dy varkave më të vogla.

LEXO EDHE:

Back to top button