Kryetari i Asociacionit të Kompanive të huaja me prodhim të avancuar teknologjik, Viktor Mizo, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat shprehu pritshmërinë që lufta në Ukrainë të çojë në rritje të çmimeve të makinave, sepse siç thotë ai, furnizimi me materiale për këtë industri po përballet me probleme.
“Mendoj se një rritje e tillë duhet të pritet. Jo vetëm në vendin tonë, është në nivel global, sepse kostoja e materialeve repro dhe disponueshmëria e shumë materialeve repro janë në rrezik. Për momentin, materialet repro vijnë kryesisht nga Ukraina dhe Rusia. Mbi 55% e neonit, është një gaz i veçantë që përdoret për qark, vjen nga dy fabrika në Mariupol dhe Odesa. Ai prodhim u ndal plotësisht më 24 shkurt”, deklaroi Viktor Mizo./Alsat.mk








