Ukrainast rimarrin një qytet tjetër

Luftimet më të ashpra vijojnë në qendër të qytetit strategjik të Mariupolit, në ditën e 28 të luftës në Ukrainë.

Qeveria ukrainase thotë se rreth 100,000 civilë janë bllokuar atje pa ushqim, ujë apo ngrohje. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se me gjithë vështirësitë, 7026 banorë të Mariupolit u shpëtuan të martën. Ushtria e Ukrainës pretendon se trupat ruse janë “të demoralizuara” dhe zyrtarët rusë tani po përpiqen të rekrutojnë ish-ushtarë për t’iu bashkuar përpjekjeve të tyre të luftës. Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov ka refuzuar përjashtimin e përdorimit të  armëve bërthamore. Në një intervistë për CNN, Peskov tha se kjo mund të ndodhë nëse vendi përballet me një kërcënim ekzistencial.

LEXO EDHE:

Back to top button